Flash News

Ditari i Opozitës

Tragjedia në Himarë, Berisha: Rama dhe njerëzit e tij, vampirë politikë, kanë humbur ndjeshmërinë njerëzore

Tragjedia në Himarë, Berisha: Rama dhe njerëzit e tij,

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë një ditë më parë, ku një 7-vjeçare humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga një ska në breg të detit.

Në takimin me ekspertë, aktivistë dhe qytetarë nga Vlora, Berisha tha se ngjarje të tilla të rënda nuk ndodhin në vendet e tjera të botës, që një komisar me skaf të paregjistruar të godasë për vdekje një 7-vjeçare në breg të detit.

Berisha shtoi se Rama bashkë me të vetët janë vampirë të cilët mbrojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.

Kryedemokrati renditi edhe raste të tjera ku fëmijët kanë humbur jetën si pasojë e pakujdesisë dhe papërgjeshmërisë së qeverisë.

“Ndodhin ngjarje ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës. A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën? Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet. A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë. Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës. Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën? Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi. Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze”, deklaroi Berisha.

Të fundit