Flash News

Ditari i Opozitës

Tre ditë pas mbylljes së hetimeve, Kryemadhi paraqitet në SPAK: Dëshmitarët u intimiduan...

Tre ditë pas mbylljes së hetimeve, Kryemadhi paraqitet në SPAK:

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar më herët nga Gjykata për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA. 

Në një komunikim të shkurtër më gazetarët jashtë ambjenteve të SPAK, Kryemadhi hodhi akuza se dëshmitarët janë intimiduar.

“Shoh shpërdorim të detyrës dhe tejkalim kompetencash përveç diskriminim dhe intimidim ndaj dëshmitarëve…të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme dhe i shoh si tejkalim të detyrës për të ushtruar intimidim ndaj bizneseve”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Të fundit