Flash News

Ditari i Opozitës

Tre vite nga vdekja e 21-vjeçares keniane, Berisha: Kriminelë të lidhur me qeveritarë i moren jetën Joy-t të pafajshëm

Tre vite nga vdekja e 21-vjeçares keniane, Berisha: Kriminelë

22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, u hodh nga kati i tretë i një hosteli në Tiranë në gusht 2022 por tre vite më pas hetimet mbeten të paqarta për shkak të mungesës së provave dhe pengesave procedurale.

Në një reagimin, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë dhe SPAK-un për mbrojtje të kriminelëve të lidhur me pushtetin.

Ai deklaroi se kriminelët morën jetën e Joy-t të pafajshëm dhe se drejtësia shqiptare ka dështuar përballë këtij rasti.

Berisha u shpreh se tragjedia e Joyt është një paralajmërim për paaftësinë dhe korrupsionin që mbizotëron në institucionet e drejtësisë.

Nëna e Joy, Ruth Abongo, njoftoi se do të kthehet në Shqipëri për të kërkuar drejtësi për vajzën e saj. Rasti mbetet simbol i dështimit të hetimeve dhe i nevojës për llogaridhënie të autoriteteve.

“Unë e di kush e vrau fëmijën tim. Edhe policia e di. Jam shumë e zhgënjyer nga drejtësia në Shqipëri. Ishte dhimbje e madhe për mua por tani jam bërë më fortë dhe tani kam forcën për t’u përballur me frikërat e mia, përfshirë kthimin në Shqipëri në të ardhmen e afërt. Po, do të vij për ta mbyllur çështjen dhe për t’ia marrë telefonin nga gjykata. Me këshillat e duhura do të vij, por këtë herë do të sigurohem që kam vizituar personalisht zyrat në Kenia.”, tha ajo.

Postimi i Berishës:

 

Të fundit