Flash News

Ditari i Opozitës

Trishtimi në vargje, Flutura Açka: Shqiptarët i prenë biletat për në udhëbotë

Trishtimi në vargje, Flutura Açka: Shqiptarët i prenë
Flutura Açka

Kandidatja e PD-së, shkrimtarja e Flutura Açka ka shprehur zhgënjimin përmes vargjeve, ndërsa numërimi i votave nxjerr PS fituesen e zgjedhjeve të 25 prillit. Açka shkruan atdheu është në trishtim, ndërsa shton se shqiptarët i prenë biletat për në "udhëbotë".

"Pse je n’trishtim Atdhe?

Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,

i prenë biletat për në udhëbotë,

e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë!"-shkruan Açka.

Kjo e fundit garon në Elbasan, ku PD mori 6 mandate. Açka është e renditur e dyta dhe rezultati tregon se ajo do të jetë deputete në legjislaturën e re. Nga rezultatet e deritanishme PD ka marrë 59 mandate.

Të fundit