Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu: Nuk ka asnjë rast vetëvrasje nga spitalet Covid në Europë

Tritan Shehu: Nuk ka asnjë rast vetëvrasje nga spitalet Covid në

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu deklaron se në asnjë vend të Europës nuk ka pasur raste të vetëvrasjeve nga spitalet COVID duke hedhur poshtë dhe deklaratën e Ramës se në Itali janë regjistruar 71 raste.

I ftuar në Report tv, Shehu i ka cilësuar rastet e vetëvrasjeve të pacientëve të prekur me covid si një situatë alarmante.

"Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të ketë bërë vetëvrasje nga spitalet COVID. Mbaj përgjegjësi për këtë që them. Më thoni se në cilin spital të Italisë që të kemi pasur një rast të vetëvrasjes.

Në Europë jam i sigurt që nuk ka pasur. As në Gjermani nuk kam lexuar ndonjë vetëvrasje. Ka shumë faktorë që çojnë në vetëvrasje dhe çrregullime psikologjike.

Sot kryeministri ka përdorur gjuhë që në një moment të tillë terrorizojnë.Boll e kemi kthyer spitalin në burg. Le t'i lidhim dhe me pranga dhe të mos shqetësohemi që të hidhen nga dritarja" - tha Shehu.

 

Të fundit