Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu "shuplakë" LSI-së, tregon arsyet pse humbi PD-ja zgjedhjet

Tritan Shehu "shuplakë" LSI-së, tregon arsyet pse humbi

Tritan Shehu ka falenderuar të gjithë votuesit e tij, teksa arriti të merrte një mandat deputeti në qarkun e Gjirokastrës. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu ka treguar dhe faktorët që e çuan Partinë Demokratike drejt humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

"Mungesës së strategjive adeguate të aleatëve tanë për format e bashkëpunimit e shoqëruar kjo me rezultatet e tyre larg pritshmërive"- është një ndër arsyet që jep kandidati demokrat, ku duket se i jep “shuplakë” LSI-së. 

Para daljes së listave së kandidatëve, u përfol se PD dhe LSI do të dilnin me një listë të përbashkët në qarkun e Gjirokastrës, por në fund nuk kishim një dakordësi nga dy subjektet politike. Nëse do të kishin dalë me një listë, opozita do kishte dy mandate në Gjirokastër, por me liksta më vete Vangjel Tavo i LSI-së nuk arriti ta merrte mandatin e deputetit. 

Reagimi i plotë:

Ju falenderoj te gjitheve, ishit te mrekullueshem!

Qarku i Gjirokastres mbylli para pak te gjithe procesin zgjedhor.

Desheroj te falenderoj te gjitha strukturat e PD, banoret me vlera te vecanta te Gjirokastres, Libohoves, Dropullit, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit.

Falenderime te vecanta Forumit te mrekullueshem rinor si dhe LDG te degeve tona.

Desheroj te falenderoj ata qe votuan kete here per PD, te zhgenjyer nga mbeshtetja qe dikur i kishin dhene kesaj “Rilindje”.

Te gjitha keto bene te mundur qe ne keto zgjedhje ne te rritemi si mbeshtetje ne Qark nga 24,41% ne 30,61%, ne Qytete e fshatra, si perqindje apo ne numer absolut, pavaresisht renies se ndjeshme te numrit te votuesve nga eksodi, qe po ndodh prej varferise, pa punesise, denigrimit te thelle te ketij rregjimi autokratik.

Faleminderit shume gjithashtu per mbeshtetjen e besimin qe treguat ndaj meje ne te gjithe kete fushate te denje per qytetarine, vlerat dhe emancipimin tuaj.

Pavaresisht se ne nuk arritem si opozite ketu objektivin tone jo per faj te PD, numrat e arritura nga forca jone politike jane ne lartesine e duhur, vecanerisht kjo perballe:

—Uljes se madhe te numrit te banoreve.

—Presionit e represionit mbi administraten nga rregjimi gjate te gjithe kesaj fushate e deri ne procesin e votimit, veprime keto te bazuara mbi nje strategji anti demokratike, te perpunuar e kthyer ne sistem.

—Fenomenit te gjere te blerjes se votave, apo te shkembimit te tyre me vende pune fiktive, subvencione, favore te tjera te paligjeshme etj.

—Premtimeve kriminale per lejimin e kultivimit te kanabisit.

—Mungeses se strategjive adeguate te aleateve tane per format e bashkepunimit e shoqeruar kjo me rezultatet e tyre larg pritshmerive.

Te tilla faktore jane shume, por pavaresisht nga keto ne qendruam.

Faleminderit perseri duke ju premtuar se do te jem gjithmone me ju e prane jush!

Të fundit