Flash News

Ditari i Opozitës

Tritoli në banesën e deputetit demokratit, reagon Berisha: Synon t’i mbyllë gojën

Tritoli në banesën e deputetit demokratit, reagon Berisha: Synon

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se vendosja e tritolit në banesën e Xhelal Mziut kishte për synim për t’i mbyllur gojën deputetit, duke theksuar se sulmi u krye nga banditë shtetërorë.

Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se policia është “thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar” dhe se besimi se ajo mund të zbardhë krimin politik është një “iluzion”.

Berisha: Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.

Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.

Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.

Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.

Bandat janë sot pronë totale e shtetit.

Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.

Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës.

Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve.

Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale.

 

Të fundit