Flash News

Ditari i Opozitës

Tritoli në banesën e Mziut, Balliu: Siguria e vendit dhe e jetës sot në Shqipëri është inekzistente

Tritoli në banesën e Mziut, Balliu: Siguria e vendit dhe e jetës

Deputeti i PD, Klevis Balliu komentoi sulmin me tritol ndaj banesës së kolegut të tij demokrat, Xhelal Mziu sot në Tiranë. 

I ftuar në një intervistë në Ora News, Balliu u shpreh se kur shtëpia e një deputeti kërcënohet me tritol, shtëpitë e qytetarëve janë edhe më të kërcënuara.

 Balliu: Ne sot kemi deputetë, shtëpiat e të cilëve kërcënohen me tritol.

Nëse nuk ka asnjë problem me asnjë, çfarë mund të jetë tjetër veçse sulm politik. 

Fakti qëndron se shtëpia e një deputeti kërcënohet me tritol, imagjinoni se sa e lehtë është të kërcënohen shtëpiat e qytetarëve.

Historia ka treguar që në shumë raste qytetarët e thjeshtë kanë mbetur viktimë e përballjeve dhe përplasjeve të bandave për interesat e trafikut të drogës.

Siguria e vendit dhe siguria e jetës sot në Shqipëri është inekzistente.

Kaosin nuk e bën opozita. Opozita reagon, gjëja më e lehtë për opozitën në parlament është të rri dhe të mos reagojë.

‘’Diella’’ është një aferë korruptive.

Janë qindra miliona euro të qytetarëve të cilat shpenzohen për këtë çështje.

Të paktën kështu thonë specialistët e kësaj fushe.

Unë nuk jam specialist i asaj fushe por dëgjoj këta specialistë të cilët thonë që kjo është një kosto qindra miliona euro për popullin më të varfër të Europës.

Të fundit