Flash News

Ditari i Opozitës

Tritoli në banesën e Mziut, Xhaferraj: Dëshmi se Narkoshteti kërkon t’i mbyllë gojën opozitës me çdo çmim!

Tritoli në banesën e Mziut, Xhaferraj: Dëshmi se Narkoshteti

Deputeti i PD, Besart Xhaferri ka dënuar sulmin me tritol në banesën e kolegut demokrat Xhelal Mziu sot në Tiranë. 

Në rrjetet sociale, ai shkruan se sulmi me tritol ndaj banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, i cili ndodhej në shtëpi me familjen e tij, është një akt i pastër narkoterrorist, në shenjë hakmarrjeje për denoncimin e krimeve elektorale të tij në zgjedhjet e 11 majit.

"E kam paralajmëruar prej kohësh se fuqizimi i pakufi i grupeve kriminale do t’i kthejë ata në një kërcënim serioz për shoqërinë dhe sot ato grupe kriminale po përdoren nga Rama për të kanosur dhe për të sulmuar opozitën!
Sulmi me tritol ndaj banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, që ndodhej në shtëpi me familjen e tij, është një akt i pastër narkoterrorist, në shenjë hakmarrjeje për denoncimin e krimeve elektorale të Xhelal Mziut në zgjedhjet e 11 majit.
Xhelal Mziu dhe demokratët e Dibrës në 11 Maj janë përballur me blerësit e votës në Dibër dhe strukturat e rendit që kishin marrë përsipër sigurinë e tyre gjatë kohës që do të kryenin krimin elektoral.
Duke dënuar këtë akt të rëndë I bëj thirrje zyrtarëve të ndershëm në Prokurori dhe Polici të hetojnë këtë agresion terrorist dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët dhe porositësit e këtij sulmi me tritol.
Kushdo që amniston këto akte terroriste të bandave të lidhura me Edi Ramën, të jetë i sigurt se në një vend ku ligjin e bëjnë kartelet e drogës, askush nuk ka imunitet nga aktet dhe pasojat e narkoterrorizmit", shkruan Xhaferri. 

Të fundit