Flash News

Ditari i Opozitës

Tritoli në biznesin e Xhemal Bushatit, reagon PD: Kush mendon se përkul demokratët, i ka bërë llogaritë gabim!

Tritoli në biznesin e Xhemal Bushatit, reagon PD: Kush mendon se

Reagon Partia Demokratike pas shpërthimit me lëndë eksplozivi gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër në biznesin e Xhemal Bushatit, kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

PD ka dënuar aktin dhe e cilëson atë një ngjarje tronditëse. Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!”, thuhet në reagimin e PD. 

Të fundit