Flash News

Ditari i Opozitës

Tritoli në makinën e Ndrecës, deputetët e PD nisen drejt Vaut të Dejës

Tritoli në makinën e Ndrecës, deputetët e PD nisen drejt

Deputetët e Partisë Demokratike të Komisionit të Sigurisë janë nisur drejt Vaut të Dejës, pas sulmit me tritol ndaj kreut të PD-së, Benard Ndreca.

Ervin Salianji, Flamur Noka, Isuf Çelaj dhe Lindita Metaliaj janë nisur drejt Vaut të Dejës, në mbështetje të Ndrecës.

Sipas ekspertizës, në makinën e Ndrecës janë gjetur rreth 50 gram tritol të vendosura nga dy persona të maskuar gjatë natës. Benard Ndreca shpëroi pa u lënduar, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës.

 

Të fundit