Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
“Truprojat e bosëve të krimit nën petkun e Gardës dhunojnë përfaqësuesit e popullit!”
Nga Besart Xhaferri
Garda këtë të hënë shkelmoi çdo rregullore të Parlamentit, duke tentuar të kontrollojë fizikisht deputetët e opozitës, duke mos kursyer as gratë, ç'ka çoi në përplasje fizike mes palëve në nisje të seancës.
Për ironi të fatit ata punonjës të Gardës që part-time punojnë si truproja të bosëve të krimit dhe investitorëve strategjikë me urdhër të Edi Ramës sot dhunuan të zgjedhurit e popullit në shtëpinë e tyre.
Këto skena janë dëshmi e instalimit të narkoshtetit, ku Parlamenti nga institucion që kontrollon ekzekutivin, me urdhër të Edi Ramës po tentohet të shndërrohet në një aneks të PS dhe qeverisë.
Në asnjë vend të botës Garda nuk i trajton deputetët si gardianët të burgosurit.
Ky sulm kundër opozitës vjen vetëm për faktin se Edi Rama ka tmerr nga kërkesat e opozitës për komisionet hetimore.
Janë tetë kërkesa për komisione hetimore, që nga udhëtimet me charter, PPP-të në shëndetësi dhe Vila në Surrel e "ndërtuar" nga shitja e librave që çmontojnë korrupsionin e Edi Ramës.
Rama me tentativën për pengmarrjen e opozitës dëshmon se ka marrë peng Parlamentin dhe deputetët e tij që i trajton si mercenarë kundër opozitës dhe kundër shqiptarëve.
Sot salla e Parlamentit nuk është më e përfaqësuesve të popullit por e përfaqësuesve dhe truprojave të krimit.
Koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e vendit dhe ta shpëtojnë nga kthetrat e Sulltanatit Korrupsionit.