Flash News

Ditari i Opozitës

Tryeza e deputetëve të opozitës, Boçi: Duhen veprime të shpejta

Tryeza e deputetëve të opozitës, Boçi: Duhen veprime

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur rreth takimit të sotëm  mes deputetëve të opozitës.

Boçi është shprehur se ky është hapi i parë pozitiv drejt bashkimit të opozitës.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv, Boçi ka treguar interes për veprime të shpejta politike, pasi sipas tij publiku është tepër entuziast të shohë një parti demokratike të unifikuar.

Ka pasur në fakt disa oferta nga ana jonë si parti demokratike, si rithemelim, por gjithmonë jemi ndeshur me skepticizëm, nuk do thoja kundërshti, të deputetëve për shkak të shumë rrethanave ekstra politike, të rrethanave diplomatike apo rrethanave të tjera që lidhen me mënyrën sesi janë  komportuar  vetë deputetët. Pse jo ka ndikuar edhe qartësia vetë e brendshme politike e partisë demokratike për shkak të mbajtjes peng të një vendimi gjykate i cili duhet të ishte dhënë  dhe duhet të ishte sqaruar mirë. Në këtë rast me vjen mirë që kemi një reverse por edhe reagimi ynë është pozitiv.

Këtu duhet të kesh një refleksion politik. Nuk mund që gjithmonë të ndërrosh mbi logjikën e pastër që ka grupi i rithemelimit për idenë e bashkimit dhe ta shfrytëzosh sa herë mendon. Mendoj që këtu përgjegjësitë këtu duhet të shkojnë në paritet. Përgjegjësia është e madhe dhe atij që thirren në tryezë por edhe e atij që shkon. Prandaj edhe unë kërkoj n jë veprim të shpejtë, akte politike të shpejta që japin mesazhe të qarta për bashkimin e partisë demokratike.

Publiku ka një etje shumë të madhe për ta parë partinë demokratike të bashkuar  dhe të unifikuar në të gjitha pjesët e saj.”

Të fundit