Flash News

Ditari i Opozitës

Tryeza e deputetëve të opozitës, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

Tryeza e deputetëve të opozitës, ja kur do të mbahet

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka thirrur mbledhjen tjetër të përbashkët të deputetëve të opozitës, e cila do të zhvillohet në datë 19 Shtator 2023, ora 12:00, në Kukës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi dhe mbledhja vjen disa ditë pas mbledhjes së përbashkët, ku u vendos që këto takime do të ishin rutinë.

 “Të nderuar kolegë,Ashtu si diskutuam bashkërisht, mbledhja e ardhshme e deputetëve të opozitës parlamentare do të zhvillohet ditën e martë, datë 19 Shtator 2023, ora 12:00, në Kukës. Vendin do e saktësojmë më vonë gjatë ditës. Ju përshëndes!”, thuhet në njoftim.

 

 

Të fundit