Flash News

Ditari i Opozitës

Tryeza e përbashkët, Shehu: E dëmshme dhe e pajustifikueshme ishte ndarja

Tryeza e përbashkët, Shehu: E dëmshme dhe e pajustifikueshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur rreth takimit të përbashkët me deputetët e opozitës.

I ftuar në News 24, Shehu ka thënë se bashkimi është diçka shumë normale, pasi në politikë ka edhe ndarje edhe ribashkime. Shehu theksoi se ndarja ishte më e dëmshme dhe e parikuperueshme.

“Mendoj që është krejtësisht normale ideja e bashkimit, jo vetëm e moralshme dhe e domosdoshme për opozitën shqiptare, ideja e bashkimit. Në politikë ka ndarje, divorce, por ka dhe ribashkime. Është një fenomen normal të të gjithë politikën botërore. Ka momente, çaste, është reflektimi që të bën të bashkohesh me kolegët. E dëmshme dhe deri diku e pajustifikueshme ishte ndarja dhe ato momente të vështira që u krijuan në grupin parlamentar. Tani po shkojmë drejt një kohezioni.

Ku mund ta gjejë dikush të pamoralshme në një proces bashkimi politik. Është A-ja e politikës.
Ne prej kohësh kemi kërkuar të qëndrojmë së bashku për betejën opozitare. Kemi biseduar së bashku për nevojën e një afrimi midis nesh. Disa herë kam thënë të ulemi për të negociuar, për të debatuar mes nesh për të qenë në sinkron me njeri-tjetrin”, deklaroi Shehu.

 

Të fundit