Flash News

Ditari i Opozitës

Tryeza me 43 deputetë të PD, Alizoti: Të unifikohemi e t’i pranojmë demokratët siç janë! Shmangni pacientin Basha!

Tryeza me 43 deputetë të PD, Alizoti: Të unifikohemi e t’i

Deputeti Tomor Alizoti ishte një nga zërat që përshëndeti tryezën e përbashkët ku morën pjesë 43 deputetë demokratë.

Në fjalën që mbajti në takimin me dyer të mbyllura, Alizoti ka kërkuar nga deputetët një unifikim dhe të pranohen demokratët ashtu siç janë.

Po ashtu, Alizoti u kërkoi kolegëve që të shmangin ish kreun e PD, Lulzim Basha të cilin e etiketoi si ‘pacienti’.

Tomor Alizoti: Falënderimi i sotëm është real, jo protokollar. Kaluam dy vjet në një përleshje që tregon  nivelin politik të shoqërisë e politikës shqiptare. Dëmi më i madh që i bëri diktatura është se i bëri njerëzit intolerant, prodhoi njeriun që nuk pranon asgjë.

Ne kemi bërë fushatë me njëri tjetrin, po e përjetojmë vështirësinë në jetën tonë e shoqërore.

Ky është koncepti i sistemi që kemi 30 vjet që kemi hyrë.

Brenda nesh do ketë gjithnjë diskutime se është normale, por duhet të prevalojë unifikimi jonë, të jetë si një mision brenda nesh, ndaj një pacienti. Gjërat procedurale besoj do zgjidhen. Kemi qëllim të përbashkët por mund të ketë mënyra të ndryshme.

Duhet të unifikohemi dhe ti pranojmë demokratët sic janë dhe të mos merremi më me pacientin Basha.

Të fundit