Flash News

Ditari i Opozitës

Tryeza përbashkuese e opozitës/ Lela: Dita e parë e çlirimit nga pengmarrja

Tryeza përbashkuese e opozitës/ Lela: Dita e parë e

Drejtori i Zyrës së Shtypit të PD-së Alfred Lela, e ka cilësuar mbledhjen e “tryezës së opozitës” këtë të martë, si ditën e parë të çlirimit nga pengmarrja.

Lela shkruan në Facebook se  turizmi është gjethja që fsheh tredhjen e një qeverie që program ka vjedhjen, dhe punë shitjen në mbrëmje, në kanalet televizive të blera.

“Takimi i deputetëve të opozitës sot është lajm i mirë për vendin. Kush kërkon të nxjerrë nga sqetullat e së djeshmes erën e keqe të deklaratave të njërit kundër tjetrit, është i prirur nga spektakolarizimi i plotikës, jo nga e mira publike. Në kushtet kur vendi ka një kryeministër, që flet 85 minuta për Turizmin, ndërkohë që ka në burg ose në prag të tij gjysmën e qeverisë, çdo vonesë në unifikim të agjendave, fragmenteve, pasioneve të opozicionit është e pavend, e dëmshme, anti-kombëtare. Turizmi është gjethja që fsheh tredhjen e një qeverie që program ka vjedhjen, dhe punë shitjen në mbrëmje, në kanalet televizive të blera po me paratë e hajnisë, si rilindje, revolucion, mrekulli e zbritur pas Vitit Zero.

Shqipëria ka një problem dhe mbajtja e opozitës peng e bën plagë. Sot ishte dita e parë e çlirimit nga pengmarrja dhe e bashkimit nën strehën e 620 mijë votave, që kanë brenda sakrificë dhe vullnet te lire. Mbi të sotmen Fronti Opozitar mund të ndërtojë. Për këtë, me siguri, duhet të shohë edhe nga vetja, jo vetëm nga kundërshtari, sepse vetëm pas vetëreflektimit, publiku do t’i vihet në krah dhe përballë pushtetit.”, shkruan Lela në Facebook.

Kujtojmë që në tryezën e mbledhur nga Gazment Bardhi, mori pjesë edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili e konsideroi një nismë pozitive. 

Në takim morën pjesë edhe aleatët: Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Në takim munguan fizikisht 4 deputetë: Ilda Dhori, Jorida Tabaku, Petrit Doda dhe Lefter Gështenja. Deputetët iu bashkuan tryezës me lidhje “live” në Skype.

Grupi i Bashës vendosi të bojkotojë takimin, ndërsa në orën 11:00 zhvilluan një takim mes tyre.

Të pranishëm në mbledhje:

1. Gazment Bardhi;

2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);

3. Dhurata Çupi;

4. Saimir Korreshi;

5. Dashnor Sula;

6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);

7. Zheni Gjergji;

8. Qani Xhafa;

9. Helidon Bushati;

10. Ramadan Likaj;

11. Xhelal Mziut;

12. Flamur Hoxha;

13. Bledion Nallbati;

14. Agron Gjekmarkaj;

15. Ferdinand Xhaferaj;

16. Ervin Salianji;

17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);

18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);

19. Fatmir Mediu (PR);

20. Agron Duka (PAA);

21. Vangjel Dule (PBDNJ);

22. Dashamir Shehi (LZHK);

23. Greta Bardeli;

24. Ina Zhupa;

25. Isuf Çela;

26. Asllan Dogjani;

27. Bujar Leskaj;

28. Edi Paloka;

29. Kastriot Piroli;

30. Lindita Metaliaj;

31. Ludovik Hasanaj;

32. Sorina Koti;

33. Tomorr Alizoti;

34. Edmond Spaho;

35. Albana Vokshi;

36. Flamur Noka;

37. Oerd Bylykbashi;

38. Luan Baçi;

39. Tritan Shehu;

40. Sali Berisha;

41. Kasem Mahmutaj;

42. Elda Hoti

43. Emilja Koliqi

Mungojnë:

1. Lulzim Basha;

2. Enkelejd Alibeaj;

3. Orjola Pampuri;

4. Arbi Agalliu;

5. Kreshnik Çollaku

6. Eralda Bano;

7. Flutura Açka;

8. Merita Bakiu;

9. Selaudin Jakupllari;

10. Andia Ulliri;

11. Shpëtim Idrizi (PDIU);

12. Mesila Doda (PDIU);

13. Nusret Avdullaj (PDIU);

14. Gëzim Ademaj (PDIU);

15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë)

16. Orjela Nebiaj;

Të fundit