Flash News

Ditari i Opozitës

“Turp për drejtësinë”, Berisha: Nuk japin urdhër-arrest për Josifin, po për vjedhje energjie

“Turp për drejtësinë”, Berisha: Nuk japin

Ish-këshilltari i Olta Xhaçkës, Amant Josifi u arrestua një javë më parë në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrime me call center-a.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka reaguar me një postim në Facebook duke theksuar se është një turp për drejtësinë shqiptare e cila nuk pranon të lëshojë urdhër-arrest për Josifin.

Berisha thotë se në një kohë kur Josifi i cili ka kryer vjedhje me mashtrim qëndron në arrati, policia arreston qytetarë që vjedhin energji elektrike.

Postimi:

Kjo është turp drejtësi!

Të dashur miq, Amant Josifi ortaku i Olsi Ramës vjedh me mashtrim me Call Center nga Shqipëria 1 miliard euro në Spanjë, Gjermani etj dhe ndaj tij askush nuk goxoi të lëshojë mandat arresti. Oratakun, Olsi e përcolli për Dubai ku janë të depozituara parat e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës të vendosur aty, Dubai City-n e Edi Ramës.

Kurse sipas komunikatës së djeshme të policisë

‘Në pranga u vu shtetasi P.M nga fshati Berdicë në Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër,’

Kësaj i thonë kur vjedh 1 miliard euro si ortak i Olsit, ndërton qytet, kurse vjedh 300 euro energji shkon në qeli. Kjo është turp drejtësia.

Të fundit