Flash News

Ditari i Opozitës

“U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu”, Noka sqaron ‘përplasjen’ me Bardhin: Nuk është vetëm peng ekonomik

“U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu”, Noka sqaron

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka sqaruar debatin me tone të forta me deputetin demokrat, Gazment Bardhi dje në Kuvend.

Pasi Bardhi e akuzoi se demokratët janë urdhëruar nga Berisha të bashkojnë votat me PS-në, për të kundërshtuar ngritjen e Komisionit të Investimeve, Noka iu drejtua duke i thënë se u bë deputet mbi gjakun e një njeriu, teksa iu referua vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Lidhur me këtë debat, Noka ka folur në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, teksa thotë se Bardhi është peng politik dhe se nuk është e rastësisht që shpesh ka mbrojtjen e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.  

Asgjë nuk ndodh rastësisht në politikë. Kur flasim për peng, ka edhe pengje politike. Sot është në burg një nga oficerët me dinjitoz, Papleka për ngjarjen e Elbasanit. Keni parë debat të Bardhit me Ballën pas 25 prillit. Ka një heshtje, janë pushim.

Kush është avokati i Bashës dhe Bardhit në parlament? Balla. Pse nuk është avokati im? Jam më jetëgjatë në parlament se këta tjerët, por ai urdhëron të më hiqet zëri. Jo pengjet jo të gjitha ka prapavijë ekonomike”, thotë Noka në 'Politiko'.

 

 

 

Të fundit