Flash News

Ditari i Opozitës

U dënua me burg se kërcënoi Ramën, Paloka ironizon: Gjykatat do dënojnë edhe po e patë me inat

U dënua me burg se kërcënoi Ramën, Paloka ironizon: Gjykatat

Edi Paloka ka reaguar në lidhje me rastin e 62-vjeçarit Ivzi Hoxha, i cili u dënua me një vit burg për veprën e kanosjes për "shkak të detyrës". Hoxha u arrestua pasi gjatë një proteste para Bashkisë, kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Paloka shkruan me tone ironike se ende nuk kemi parë gjë akoma, pasi gjykatat do dënojnë qytetarët edhe po të shohin me inat kryeministrin Edi Rama.

Prokurori i çështjes theksoi se në fillim të këtij viti, i dyshuari gjatë një transmetimi direkt në televizionin “Ora News” kërcënoi publikisht kryeministrin dhe të birin. Pas kësaj, Hoxha u shoqërua në komisariat ku dhe u arrestua.

POSTIMI I PLOTË:

“Pak nga pak…

Nuk keni parë asgjë akoma. Do fillojnë gjykatat “e pavarura” të dënojnë edhe po e patë me inat palloshin.

Kërceni tallava deri sa të vijë te dera juaj,” 

 

Të fundit