Flash News

Ditari i Opozitës

U kallëzua në SPAK, reagon Vokshi: S’ma mbyllin gojën me shpifje e letra anonime

U kallëzua në SPAK, reagon Vokshi: S’ma mbyllin gojën me

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar pas kallëzimit të saj në SPAK nga personazhi Nesti Angoni.

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se do të qëndroje e patrembur ndaj letrave anonime dhe shpifjeve.

Deputetja shprehet se të gjithë ata që mendojnë se do ta trembinpërmes kallëzimeve në SPAK, gabohen.

“Nëse mendojnë se do të më mbyllin gojën me shpifje e letra anonime, gabohen!

Nëse mendojnë se do të më trembin me SPAK-un, gabohen!

Unë nuk hesht. Unë nuk dorëzohem. Do të flas edhe më fort!

Kundër korrupsionit.

Kundër padrejtësive.

Kundër abuzimit me pushtetin.

Ata, që këtë herë nuk guxuan as të dalin hapur, duhet ta mësojmë: Sa më shumë të më sulmojnë, aq më fort do të më dëgjojnë! As paraja, as Rama nuk i shpëton dot nga e vërteta!”, shkruan Vokshi.

Të fundit