Flash News

Ditari i Opozitës

U kap me para dhe fleta votimi, LSI reagon pas arrestimit të aktivitetit

U kap me para dhe fleta votimi, LSI reagon pas arrestimit të aktivitetit

Dega e LSI qarku Shkodër ka reaguar pas arrestimit të militantit të kësaj force politike për shkak se policia i gjeti në makinë një shumë mbi 5 milionë lekë të vjetra dhe një fletë si ajo e votimit.

LSI sqaron se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes.

Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë.

Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike.

I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale”, thuhet në deklaratën e LSI.

Të fundit