Flash News

Ditari i Opozitës

U la 10 ditë jashtë Kuvendit, reagon deputeti i PD: Ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan

U la 10 ditë jashtë Kuvendit, reagon deputeti i PD: Ngrita zërin

Deputeti i PD-së Fidel Kreka, ka reaguar pas përjashtimit të tij bashke me Gazment Bardhin për 10 ditë nga aktivitetet parlamentare, për shkak të tensioneve në seancën e djeshme plenare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreka shkruan se u përjashtua vetëm se ngriti zërin kundër një kryetari sharlatan që sillet si pronar i Kuvendit, duke iu referuar Niko Peleshit.

"Kur na mbyllin gojën në Parlament, është detyra jonë të flasim më fort!
U përjashtova 10 ditë sepse ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan që mendon se është pronar i Kuvendit.
Ne nuk tërhiqemi, nuk dorëzohemi!
Opozita duhet të ngrihet më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.
Si deputet i Partisë Demokratike, do të jem çdo ditë në krah të demokratëve dhe opozitarëve për të mbrojtur interesat e tyre!", shkruan Kreka. 

Të fundit