Flash News

Ditari i Opozitës

U lanë jashtë selisë/ Bumçi: Projekt për të zhdukur opozitën. Strazimiri: Oborri i shkretëtirës duhet të gumëzhinte kundër regjimit

U lanë jashtë selisë/ Bumçi: Projekt për të

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Aldo Bumçi tha për mediat se dyert e selisë blu nuk janë mbyllur as në momentet më të vështira për partinë. Ai theksoi se sot një grup i këtij komisioni do të zhvillonte një mbledhje në seli, dyert e së cilës ishin të kyçura.

Bumçi theksoi se kjo situatë i shërben vetëm kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, duke mohuar që kjo sjellje është në interes të demokratëve.

Sipas tij, opozita e vërtetë është ajo që mori pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe ajo që do ta çlirojë "bunkerin" ditën e shtunë.

"Kemi ardhur këtu bashkë me Strazimiri, Ivi Kason, me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, Ali Demi, Xhamlliku dhe 21 dhjetori. Kishim caktuar një mbledhje pune dhe vend tjetër për ta bërë përveç shtëpisë sonë nuk ka. Siç e shihni kjo është kthyer në bunker, një parti që ka qenë e mbyllur as në ditët më të vështira, as kur ka pasur qeverinë as në 97-tën.

Për herë të parë në 30 vjet partia e Bashës ka mbyll dyert. Kujt i shërben kjo? Të më gjej dikush një interes të qytetarëve, demokratëve, që opozita të kthehet në bunker, në burg. Nuk i shërben askujt tjetër përveç Bashës dhe Ramës. Kjo është kriminale, projekti për të zhdukur opozitën. Ka një opozitë tjetër ajo që mbushi 'Air Albania', ajo që nxorri 44 mijë demokratë më 18 dhjetor, dhe opozita është në këmbë, ditën e shtunë do ta çlirojë edhe këtë bunker”, tha Bumçi.

I pyetur se si do ta marrin selinë blu për sa kohë Basha nuk tërhiqet dhe nëse do të ketë përplasje në protestën e së shtunës, Bumçi tha se vazhdimisht kanë kërkuar ta zgjidhin situatën në rrugë institucionale.

Ndërsa anëtari tjetër Gent Strazimiri tha se oborri i PD-së është kthyer si i shkretëtirës së madhe, ndërsa shtoi se selia blu duhet të gumëzhinte në betejë kundër qeverisë Rama.

“Ky oborr është oborri i shkretëtirës së madhe. Kjo godinë e mbyllur kështu është godina e zbrazëtisë së madhe. Sot nëse do kishte ndërmend të bënte betejë nuk do ishte në kafe se nuk i fton gazetarët që mos shohin sekretet që ka.

Sot ky oborr duhet të gumëzhinte në betejë kundër regjimit. Ky oborr i zbrazët tregon frikën e tij nga demokratët jo më nga regjimi, ky me regjimin e ka grurë. Çështje autorizimesh? Është revolucioni më burokratik që po organizojmë. Janë 44 mijë veta që do të kërkojnë të hyjnë në seli në datën 8 janar", tha Strazimiri.

 

Të fundit