Flash News

Ditari i Opozitës

U larguan nga Këshilli i Legjislacionit, Rushaj: Kërkojmë që nismat të shqyrtohen bashkë

U larguan nga Këshilli i Legjislacionit, Rushaj: Kërkojmë që

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka dhënë një deklaratë për mediet pas largimit të opozitës nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit, ku po diskutohej propozimi i PS-së për zgjatjen e mandatit për organet e vetting-ut.

Rushaj tha për mediet se opozita kërkoi që të shtyhej mbledhja më datën 3 nëntor në mënyrë që të dyja nismat si ajo e maxhorancës edhe ajo e opozitës, të bëhen bashkë dhe të diskutohen njëkohëisht.

"Propozuam që nismat të bashkohen pasnesër që të diskutohet sicç duhet të harmonizuara, duke patur parasysh efektet dhe kalendarin e punimeve. Në mënyrë të çuditshme maxhoranca refuzoi të shtynte diskutimin me dy ditë. Nuk e kuptojmë këtë gjë, po flitet për një konsensus që ka nevojë për votat e të dy palëve, ndërkohë që nuk bihet dakord për të shtyrë me dy ditë këtë diskutim. Ne themi jemi gati të diskutojmë në tërësi ndryshimin kushtetues. Jemi gati sërish pasnesër t’i futemi në tërësi diskutimit. Të shohim. Nuk bëhet fjalë për frikë, po propozohet ndryshimi i disa neneve të një ligji, propozohet që të shqyrtohen bashkë, nuk e duan, gjë që është e paarsyeshme e palogjikshme. Po shikohet të ndryshohet një ligj, që ka disa nene, s’mund të mblidhemi sot me një trup të vecantë për nenin 1 dhe me një trup të vecantë për nenin 5," u shpreh Rushaj.

 

Të fundit