Flash News

Ditari i Opozitës

U njoh me akuzën, Berisha del nga SPAK: Vazhdim i hakmarrjes politike

U njoh me akuzën, Berisha del nga SPAK: Vazhdim i hakmarrjes politike

Lideri i opozitës Sali Berisha është njohur me akuzën e korrupsionit që SPAK ka ngritur ndaj tij në kuadër të dosjes “Partizani”.

I pyetur për akuzën, Berisha ironizoi duke thënë se është korruptuar nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

“Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë. Sot jam zyrtarisht i pandehur.

Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë.

Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël”, deklaroi Berisha.

Të fundit