Flash News

Ditari i Opozitës

U padit për shpifje, Këlliçi fiton dy gjyqe ndaj drejtorëve të Rilindjes

U padit për shpifje, Këlliçi fiton dy gjyqe ndaj

Anëtar i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi , ka provuar para Gjykatës së Tiranës, vërtetësinë e akuzave që ai i ka drejtuar dy drejtorëve  të bashkisë së Tiranës, ndaj Mariglen Qatos dhe Fatmir Çibakut, ç'ka ka bërë që gjykata të rrëzojë paditë e tyre për shpifje ndaj Këlliçit.

Në njoftimin e publikuar në Fb, Këlliçi shkruan:

Sot Gjykata Penale e Tiranës rrëzoi pseudo-padinë e një prej hajdutëve kryesorë në Bashkinë Tiranë, famozit Mariglen Qato, i cili nuk erdhi asnjëherë për t'u përballur në sallën e gjyqit edhe pse më kishte paditur ai.

Ky shtetas njihet si një ndër drejtorët më të korruptuar në këto 30 vite në bashkinë e kryeqytetit dhe një ndër aktorët dhe përfituesit kryesorë të vjedhjes nëpërmjet kompanisë së famshme 5D të 5 drejtoreve që Erion Veliaj strehon në Bashkinë e Tiranës.

Nëse me këto padi të montuara politikisht, këta individë mendojnë se do e stepin opozitën, u them hapur se e kanë shumë gabim.

Sot sapo firmosa këtë kërkesë për informacion, drejtuar z. Altin Dumani, si drejtues i SPAK, për t'i kërkuar informacion mbi stadin ku ndodhet kallëzimi penal që unë kam firmosur për kompaninë 5D, plot 7 muaj më parë.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, Gjykata Civile e Tiranës rrëzoi gjithashtu një tjetër padi për shpifje ndaj meje, të një drejtori të dëshpëruar rilindas, i quajtur Fatmir Çibaku, të cilin e kisha denoncuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, në zonën e ish Kombinatit.

Të fundit