Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga Sekretariati i Etikës, reagon Vokshi: Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…

U përjashtua nga Sekretariati i Etikës, reagon Vokshi: Ja pse i duhen

Vjen reagimi i deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi pas vendimit nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e saj dhe koleges Elda Hoti me10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Përmes një postimi në FB, Vokshi thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.

Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre

– Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete.

– Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare.

– Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës.

– Urdhëron gratë ministre të firmosin cdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij…

Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…”, shkruan Vokshi.

Të fundit