Flash News

Ditari i Opozitës

U përplas fizikisht me protestuesit, reagon Bejko: U godita nga ata që i kam mbajtur me bukë, Berisha të mbajë njerëzit në kontroll

U përplas fizikisht me protestuesit, reagon Bejko: U godita nga ata që

Vjen reagimi i Roland Bejkos, sekretarit për Pushtetin Vendor në PD pas incidentit të ndodhur me protestuesit teksa hynte në seli.

Bejko në një prononcim për mediat tha se është qëlluar nga njerëz që i ka mbajtur me bukë dhe i ka bërë thirrje ish kryeministrit Sali Berisha që të mbajë protestuesit nën kontroll.

Në shkurt të 1991 ishim duke organizuar protestën kundër Enver Hoxhës, aty na ka ardhur turma e Enveristëve na ka shkelu me këmbë. Ne luftuam për demokraci dhe shikoni si manifestohet sot nga këta. Sot marrim këta shembuj, ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e elitës së PD që e kanë lënë partinë në këtë pikë. Erdha për t’u futur në seli dhe u ndesha me këtë reagim.

I them Berishës të mbajë njerëzit në kontroll sepse këtë që më bënë mua këta sot, na e ka bërë vetëm Enver Hoxha në 1991 në Gjirokastër. Këtë e bëjnë sot këta që unë kam ftuar 30 vite për demokraci. Nuk kanë faj këta, faj ka ai që i ka sjellë këtu që të vriten demokratët. Të arrijnë sot njerëz që i kë dhënë bukë të të qëllojnë nga mbrapa. Kjo është bërë vetëm për interes të Berishës. Unë e kam mbështetur Berishën nga ‘97 në 2013, ka një moment që boll është boll.”, tha Bejko.

Të fundit