Flash News

Ditari i Opozitës

U përplas me policinë, flet Spaho: E jashtëligjshme! Protestojmë derisa problemet të marrin zgjidhje

U përplas me policinë, flet Spaho: E jashtëligjshme!
Foto Ilustruese

Deputeti Edmond Spaho u përplas me policinë e Korçës, pak minuta më parë, teksa iu bashkua turmës së protestuesve kundër rritjes së çmimeve.

Në një prononcim të shkurtër për mediet, Spaho u shpreh se pengesa që policia tentoi të vendoste ishte e jashtëligjshme, pasi qytetarët kanë të drejtë të protestojnë për rritjen e taksave dhe çmimeve.

“Pengesat që po na vënë për të protestuar janë të jashtëligjshme. Është e drejta e qytetarëve që të protestojnë për problemet që kanë. Ne as po prishim, as po thyejmë, thjesht duam të shprehim zemërimin për rritjen e pandalshme të taksave dhe çmimeve. Qytetarët nuk përballojnë dot jetën. Kjo është krejt normale që të protestojnë, anormale janë veprimet e qeverisë që nuk kujtohet për njerëzit dhe i përball me policinë”, tha Spaho.

I pyetur nëse protestat do të vijojnë, deputeti demokrat tha se do të ketë revolta deri në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

“Deri sa problemet që shqetësojnë qytetarët të marrin zgjidhje. Ne e kuptojmë situatën por papërgjegjshmëria me të cilën i është përgjigjur qeveria është skandaloze. T'i thuash njerëzve mos shkoni me makinë për të marrë bukë, ose çmimet janë rritur dhe do të rriten edhe në të ardhmen  kjo është mungesë përgjegjësie. Detyra e qeverisë është të marrë masa. Siç kanë vepruar qeveritë e tjera në rajon. Kanë marrë masa për të zbutur dhimbjen e qytetarëve, qeveria jonë vetëm thotë do rriten çmimet. Unë nuk jam si përfaqësues i ndonjë partie politike, jam si qytetar”, u shpreh Spaho.

Të fundit