Flash News

Ditari i Opozitës

U propozua për president nga Duka dhe Mediu, reagon Dash Shehi: Faleminderit, por mbetet hipotezë politike

U propozua për president nga Duka dhe Mediu, reagon Dash Shehi:

Vjen reagimi i deputetit dhe kreut të LZHK, Dashamir Shehi pasi aleatët opozitar Fatmir Mediu dhe Agron Duka e propozuan si kandidat të mundshëm për President të Republikës së Shqipërisë.

Në një prononcim për Abcnews.al, Shehi thotë se ky është një propozim që mbetet një hipotezë, pasi janë dhe grupet e tjera në parlament që përfaqësojnë dhe ato opozitën që do të paraqesin emrat e tyre.

Sipas tij, pavarësisht çdo propozimi, në fund do të jetë Edi Rama dhe mazhoranca ata që do të vendosin për zgjedhjen e Presidentit të ri.

“Janë të gjitha manovra përpara, nuk merremi ne me këtë. Ne kemi detyrimin për të propozuar një emër, unë i falënderoj, por kjo është një hipotezë politike. Në dorë e ka Rama. Të shohim kë do të propozojë PD e ndarë në dy pjesë. Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë, por siç e thashë janë të gjitha manovra politike”, deklaroi Shehi.

Të fundit