Flash News

Ditari i Opozitës

U pyet nga prokurorët belgë në SPAK, Basha: Dëshmia ime i shërben hetimit, i qëndroj asaj që kam thënë në parlament

U pyet nga prokurorët belgë në SPAK, Basha: Dëshmia ime i

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat pas qëndrimit të tij mbi dy orë në SPAK ku i mor në pyetje nga prokurorët belgë, lidhur me dosjen e “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 mln euro.

Basha tha se me prokurorët belgë, të cilët prej tre ditësh ndodhen në Shqipëri, pati një bisedë konstruktive që i shërben hetimit, por nuk u ndal në detaje konkrete për të ruajtur sipas tij sekretit hetimor.

Po ashtu, Basha tha se i qëndron deklaratës se tij katër vjet më parë në parlament lidhur me këtë dosje dhe se PD është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë belge për zbardhjen e çështjes.

Pyetjet nga mediat pas dëshmisë:

Pse janë të interesuar prokurorët belgë për të marrë dëshminë tuaj?

Prokurorët belgë kanë patur një veprimtari tej intervistimit tim në Shqipëri, këtu nuk e thyej sekretin hetimor.

Kam bindjen me aq sa ndava se ishte bisedë konstruktive që i shërben hetimit dhe në hetimet në zhvillim nuk flas për detajet tjera.

A e treguat burimin e informacionit?

E dhashë përgjigje.

A keni informacione se zyrtarë të lartë janë të implikuar?

Jo nuk nënkuptoj asgjë, vec gatishmërisë për të bërë detyrën si qytetarë dhe forca politike që bën sakrifica për të mirën e tyre. Nuk ka Shqipëri të zhvilluar pa luftuar lidhjet e politikës me krimin.

 A ka lidhje mes politikës dhe krimit?

Ju e dini denoncimim tim, ka qenë publik në kuvend.  i Qëndroj gjithçkaje që kam deklaruar në parlament.

Në vitin 2020, drejtësia e pushtoi ceshtjen për disa nga të pandehurit kryesor, pse PD ju si denoncues nuk reaguat?

PD e ka të pamundur të ndjekë pushimin e cdo ceshtje të prokurorisë shqiptare. E dinim se ceshtja nuk është mbyllur dhe vijon. Kemi të bëjmë me realitet ndryshe nga ai ku u pyeta. E përsëris mbështetjen e PD për këtë hetim dhe drejtësinë belge, por edhe për punonjësit e SPAK e BKH që të bëjnë detyrën e tyre. Nuk kanë shef ,mbi krye vec ligjeve , kushtetutës dhe taksapaguesve shqiptarë.

Të fundit