Flash News

Ditari i Opozitës

U tërhoq nga gara për Bashkinë e Kukësit, Basha premton se do të jetë “hera e fundit”

U tërhoq nga gara për Bashkinë e Kukësit, Basha premton se

Një ditë pasi njoftoi tërheqjen nga gara për bashkinë e Kukësit, duke mos dalë me një kandidat përballë kundërshtarëve, Lulzim Basha ka mbledhur sot këshillin e tij.

Basha është shprehur se kjo do të jetë hera e fundit që del pa një kandidat në zgjedhje, ndërsa foli për ringritje e riorganizim të grupimit të tij.

“Dëshmi e kostove që ngjarjet brenda nesh kanë prodhuar, janë edhe zgjedhjet e Kukësit. Ne respektuam vullnetin e Degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidat, sepse është dhe përgjegjësia jonë, e të gjithëve bashkë, që për një kohë të gjatë u morëm me luftën me njëri-tjetrin dhe jo me ringritjen dhe riorganizimin e partisë. Sot përfundojmë plotësimin e strukturës dhe të gjithë, pa përjashtim, me mua të parin, duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe për të qenë gati, kudo dhe kurdo për përballje elektorale”, tha Basha.

Të fundit