Flash News

Ditari i Opozitës

U zëvendësua me Alibeajn, Alfred Rrushaj i infektuar rëndë me Covid-19

U zëvendësua me Alibeajn, Alfred Rrushaj i infektuar rëndë

Në ndryshimet e propozuara sot nga Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, u vu re edhe largimi i Alfred Rrushajt nga detyra e kreut të grupit parlamentar.

Në krye u vendos Enkelejd Alibeaj. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, që sqaroi arsyet e zëvendësimeve të kryera në strukturën e Komisioneve Parlamentare. Sipas Bardhit, Rrushaj është në kushte të rënda shëndetësore, i infektuar me Covid-19.

“Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID”, sqaroi Bardhi.

Të fundit