Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Udhëzimi i prerë i Gazmend Bardhit: Mos kërkoni vota për kandidatin, por vetëm për PD
Ndonëse në këto zgjedhje është trumbetuar për lista të hapura, për kandidatët të cilët votohen në bazë të preferencave të qytetarëve, sërish partitë politike kanë vënë kufizime për kandidatët.
Këtë e dëshmon dhe rregullorja e vënë për kandidatët nga drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazmend Bardhi, i cili detyron kandidatët të kërkojnë vota për partinë dhe jo për ta.
Teksa ka përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë e kandidatëve, shtabi Qendror i PD në Elbasan, thekson që detyrë e Kandidatit është shmangia e çdo përfshirje të strukturës së partisë në fushatë individuale për kandidatë të caktuar. Sipas udhëzimit të shtabit, kandidati duhet të kujdeset që struktura e partisë të ndjek urdhrin e Kryetarit të Partisë të datës 14 Mars 2021 për të kërkuar votë VETËM për PARTINË DEMOKRATIKE.
Një tjetër detyrë dhe përgjegjësi e kandidatit, sipas Bardhit është; “kandidati zhvillon aktivitetin e tij politik VETËM brenda zonës elektorale që ka në përgjegjesi (të përcaktuar nga Drejtuesi politik i Qarkut Elbasan)".
Kjo strukturë përcakton që vetëm në raste të vecanta, kur vlerësohet e nevojshme prezenca e një prej kandidatëve në një zonë jashtë zonës së tij të përgjegjësisë, për efekt të takimit me grupe interesi apo komunitete të caktuara, kandidati njofton dhe merr miratimin pararak nga Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, dhe në çdo rast në takim shoqërohet nga kandidati që ka përgjegjësinë për atë zonë elektorale.
Me gjithë këto kufizime të vëna nga drejtuesit politikë të fushatës, a është me të vërtetë lista e hapur, apo e hapur nga jashtë dhe e mbyllur nga brenda?!
Përmbledhje e disa detyrave dhe përgjegjesive të Kandidatëve:
-Kandidatët shmangin cdo përfshirje të strukturës së partisë në fushatë individuale për kandidatë të caktuar dhe kujdesen që struktura e partisë të ndjek urdhrin e Kryetarit të Partisë të datës 14 Mars 2021 për të kërkuar votë VETËM për PARTINË DEMOKRATIKE.
-Kandidati bashke me strukturat e PD jane pergjegjes ne arritjen e targetimit te patronazhimit ne zonat e tyre te pergjegjesise.
-Kandidat ndjek cdo ditë realizimin e detyrave nga struktura e partisë dhe kujdeset që struktura e partisë të ketë një anxhendë ditore për realizimin e detyrave. Kjo detyrë ndiqet në bashkëpunim me Kordinatoret e terrenit dhe Kryetaret e GS, veçanërisht përsa i përket arritjes së targetit te votave te PD dhe skemës së patronazhit.
-Kandidatët sipas zonës së përgjegjësisë, kujdesen dhe mbulojnë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e fushatës dhe përmbushin të gjitha kërkesat për mbështetje të strukturës së partisë.
-Nëse në një zonë të caktuar janë caktuar më shumë se një kandidat, ato veprojnë të gjithë si ekip në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta politike. Ato ndajnë detyrat me njëri tjetrin, me qëllim përdorimin me eficencë të kohës dhe të burimeve njerezore.