Flash News

Ditari i Opozitës

"Ulsi Manja i kërkonte një çantë LV", Berisha: Altin Dumani donte mandat të dytë në krye të SPAK-ut

"Ulsi Manja i kërkonte një çantë LV", Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani se ka bërë përpjekje për të zgjatur mandatin e tij në krye të institucionit të lartë të akuzës në vend.

I ftuar në Syri tv, Berisha tha se gjatë dy viteve e ka denoncuar të paktën 10 herë për përpjekjen e tij për të ndryshuar mandatin e tij. 

Pjesë nga biseda në studio


Sali Berisha: Veliaj paratë që ka vjedhur me Edi Ramën i ka të amnistuara nga Altin Troplini. Për çfarë është Veliaj në burg? Për djegësin e Tiranës,

Blendi Fevziu: Jo nuk është për atë

Berisha: Altin Troplini, ky pengmarrës pa ligj dhe moral. Pse i fali ai këta?

Fevziu: Kë fali?

Berisha: Edi Ramën, Olsi Ramën, Lubi Ballukun. I fali se donte mandat të dytë.

Fevziu: Nuk ka mandat të dytë, është hapur gara

Berisha: Kush e deklaroi? E deklaroi përfaqësuesja e SHBA-ve. Gjatë dy viteve jam detyruar ta denoncoj të paktën 10 herë për përpjekjen e tij puçiste për të ndryshuar mandatin e tij. Kapte Ulsi Manjën…Po po, i thoshte Ulsiu, më duhet një çantë LV.

Fevziu: Çfarë e donte çantën ai? Nuk është grua

Berisha: E di se dhurohen ato… LV I thotë Ulsi Manja….

Në një moment, Berisha shprehet për Dumanin: “I mori peng këta që të zgjasë mandatin”

Të fundit