Flash News

Ditari i Opozitës

Ultimatumi i Ramës, deputeti kërkon shkarkimin e ministres: Fillo me atë, pastaj lësho "kercenime" boshe ndaj biznesit

Ultimatumi i Ramës, deputeti kërkon shkarkimin e ministres: Fillo me

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar pas "ultimatumit" që kryeministri Edi Rama iu bëri kompanive që deklarojnë paga fiktive për t'i vetërregulluar deri më 20 janar. Në të kundërt, tha Rama, do të nisin hetimet për evazion. Ai theksoi se evazioni dënohet me burg.

Spaho tha se Rama po tallet me qytetarët, duke shtuar se qeveria e di nivelin e deklarimit dhe evazionin e madh fiskal.

Nisur nga kjo, Spaho kërkon që të shkarkohet ministrja e Finanancave Delinda Ibrahimaj, që ishte drejtoreshë e Tatimeve para se të merrte postin qeveritar. Sipas deputetit, "kërcënimi" i kryeministrit është sa për të kaluar radhën.

"Per kete evazion eshte pergjegjese Qeveria me Ministren e Financave e cila deri 4 muaj me pare ishte Drejtoreshe e Tatim-Taksave dhe pergjegjesja kryesore per kete gjendje. Filloje duke shkarkuar ate te paren pastaj lesho "kercenime" boshe ndaj biznesit", shkruan ndër të deputeti.

Të fundit