Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Gjiknurit për "çunat e Londrës", Berisha: Bie maska e ligjit për amnistinë fiskale

Deklarata e Gjiknurit për "çunat e Londrës", Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri i cili u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Angli që të legalizojnë të ardhurat dhe t’i investojnë në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në këtë mënyrë bie edhe maska e ligjit për amnistinë fiskale, e propozuar pak ditë më parë nga qeveria shqiptare.

“Bie maska e ligjit për amnistinë fiskale!

Të dashur miq, ajo që duhet të ishte “qeveria e popullit” është bërë “qeveria e çunave”.

Në fillim, Damiani u kap në përgjime duke mbledhur “çunat problematik” për të zhvatur zgjedhjet. Tani u thotë “çunave të Londrës” që, sipas tij i kanë bërë paratë me “siklete” (e dini vetë ju…), që të vijnë e t’i legalizojnë në Shqipëri.

Kjo është amnistia fiskale e propozuar nga qeveria, që u denoncua si farsë dhe qëllimzezë nga Partia Demokratike, nëpërmjet një rruge të njohur, të çelur nga Rilindja: të abuzojmë me çdo gjë të ligjshme dhe të amnistojmë çdo gjë të paligjshme”, shkruan Berisha.

 

Të fundit