Flash News

Ditari i Opozitës

“Unë s’kam humbur asnjë garë”, Berisha reagon pas deklaratës së Bashës

“Unë s’kam humbur asnjë garë”, Berisha reagon

Ish-lideri i demokratëve Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij. Kryedemokrati refuzoi ta pranonte humbjen në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke u munduar ta justifikonte.

Teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e Bashës, Berisha thotë se kryedemokrati është “I vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se unë nuk kam humbur asnjë garë!”

Basha u rendit si forcë e tretë në këto zgjedhje. Kujtojmë se PS mori katër bashki, ndërs avazhdon numërimi në Durrës dhe Shkodër. Në qytetin verior pritet të fitojë kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, ndërsa në Durrës Partia Socialiste.

Të fundit