Flash News

Ditari i Opozitës

Çupi mbështet kandiatin e primareve në Mat: Do të angazhohem në fushatën e tij

Çupi mbështet kandiatin e primareve në Mat: Do të

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka thënë se do të mbështesë në zgjedhjet lokale në Mat kandidatin e dalë nga primaret, Skender Gjuci.

Në një intervistë për “Pa Censurë” në Rtsh, Çupi e vlerësoi Gjucin si një figurë me integritet dhe dinjitet, teksa tha se do të angazhohej në fushatën e tij.

“Kandidati i dalë nga primaret është me integritet, me dinjitet, Skënder Gjuci. Nga grupimi tjetër akoma nuk ka kandidatë në dijeninë time. Zoti Gjuci ka qenë pjesë e fushatës në 2021. Një nga demokratët më të spikatur dhe do të ketë mbështetje të madhe për të fituar bashkinë e Matit. Do të angazhohem në fushatën e tij. Në Mat do të mbështes Skënder Gjucin”, tha Çupi.

Deputetja demokrate shtoi se partia duhet të jetë e bashkuar për të rrëzuar qeverinë Rama nga pusheti.

“Është një kërkesë e vazhdueshme  e zgjedhësve. PD në Mat është pothuajse i gjithë shtabi elektoral që më ka mbështetur mua atje. Në duhet të jemi bashkë. Nëse nuk jemi bashkë, Edi Rama do të mbretërojë në Shqipëri”, shtoi Çupi.

Të fundit