Flash News

Ditari i Opozitës

“Uragan i shpresës”, Basha pritet nga qindra mbështetës në Peshkopi: Ata që morën peng Shqipërinë, i kanë orët e numëruara

“Uragan i shpresës”, Basha pritet nga qindra

Kreu i PD, Lulzim Basha është pritur nga qindra simpatizantë demokratë në qytetin e Peshkopisë.

Në fjalën r tij mes turmës, Basha tha se shqiptarët kanë kaluar 8 vite të vështira, një dimër 8-vjeçar, i mbushur me vuajtje dhe padrejtësi, ndaj sipas tij ata që e morën peng vendin i kanë orët e ditët e numëruara.

Faleminderit për këtë uragan të shpresës, të entuziazmit, të padurimit të Dibrës për ndryshim. Për vite me radhë kam qenë në mesin tuaj, ku nuk më ka munguar respekti juaj, por asnjëherë më parë nuk e kam parë të mbushet kaq këtë shesh. Shqiptarët kanë kaluar 8 vite të vështira, një dimër 8-vjeçar, i mbushur me vuajtje, padrejtësi, ankth, papunësi, me emigracion të nxitur nga një ekonomi e shkatërruar.

Këto 8 vite kemi qenë bashkë për të kundërshtuar padrejtësitë, zullumet, që kanë shkatërruar ekonomitë familjare dhe kanë ulur kokën e prindërve para fëmijëve të tyre. Ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë dhe Dibrën, ekonominë tuaj, mirëqenien tuaj, ata janë një pakicë absolute që i kanë orët dhe ditët e numëruara.

Le të bashkohemi si në këtë shesh kudo, ditë për ditë e natë për natë. Le të jemi ne korrierët e ndryshimit për shqiptarët. Së shpejti do ta rimarrë vendin që i ka takuar në çdo fushë, duke nisur me rihapjen e filialit këtu në Peshkopi”, tha Basha.

 

Të fundit