Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, Këlliçi: Të hetohet Erion Veliaj, firma e tij, e zeza mbi të bardhë

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, njëherësh ish-kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit reagoi pas lëshimit të 15-urdhër arresteve nga SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Duke publikuar dokumentet, Këlliçi tha se arrestimet e SPAK ditën e djeshme janë jo vetëm 5 muaj me vonesë, por janë anashkaluar edhe firmat e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Këlliçi: Unë shkurtimisht do ndalem te roli I Bashkisë Tiranë, te roli i kryetarit Bashkisë Tiranë, si një përfitues real dhe pronar real i inceneratorit të Tiranës, dhe do ndalem te fakti që i është dashur 5 muaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pas vendimit të Gjykatës Speciale për luftën kundër Krimit dhe Korrupsionit të muajit gusht të këtij viti për të ekzekutuar atë që vetë ka shkruar në vendim gjykata.
Në datën 28.07.2023 merret vendimi për venien nën sekuestro konservative për Inceneratorin e Tiranës.
Në argumentet e paraqitura nga Prokurorët e dosjes Dritan Prençi dhe Arben Kraja renditen të gjitha komunikimet për falsifikimin e dokumentacionit për përfitimin e kontratës koncensionare nga Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri citojmë:
Procedura niset me një kërkesë të Bashkisë Tiranë të datës 23.12.2015 drejtuar Ministrisë së Mjedisit.
Në faqen 4,10 të vendimit rezulton e provuar lidhja e Alba Thoma me Klodian Zoto në mashtrimin me dokumentacionin për përfitimin e kontratës koncensionare


Në faqen nr 4 të vendimit rezulton e provuar lidhja mes Valbona Ballgjini punonjëse të MM në komunikime me Klodian Zoto. Po në këtë faqe të vendimit rezultojne të provuara nga Prokurorët komunikimet e Etleva Kondit me Klodian Zoton.
Ne faqen 14-15 të vendimit prokurorët shprehen se kanë faktuar përfitimin korruptiv të Alqi Bllakos nga Artemis Farm kompani në pronesi të Ilsa Zotos të shumës 119 755 euro për blerje për fabriken e birrës në pronësi të Edmond Bllakos dhe të komunikimeve me email që ky shtetas ka patur me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Në faqen 15 të vendimit prokurorët shprehen se kanë arritur të faktojnë se Zoto dhe Mertiri, vlerat monetare tëe siguruara nga kompanitë fiktive i kanë terhequr cash dhe i kanë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit. PO ASHTU ZOTO DHE MËRTIRI KANË FRYRË KOSTOT E NDËRTIMIT TË INCENERATORIT PËR PËRFITIMIN E KONTRATËS KONCENSIONARE.
(automatikisht në këtë moment SPAK duhej të kërkonte anullimin e menjëhershëm të kontratës koncensionare)
Në faqen 26 të vendimit shtetasi italian Ernesto Granelli (energy recuperator) shprehet se nuk ka asnjë dijeni se dokumentacioni i kompanisë së tij është perdorur nga Mertiri dhe Zoto për të përfituar kontratën koncensionare te Tiranës.
Në faqen 39 – 40 është provuar lidhja korruptive e Lefter Kokës për përfitim financiar
Nga sa cituam më sipër kuptohet fare qartë për çdo qytetar se arrestimet e kryera nga SPAK ditën e djeshme janë të paktën 5 muaj me vonesë pasi këta lidhjet korruptive të këtyre individëve të sipërpërmendur me Zoton dhe Mërtirin i kane patur të faktuara dhe pasqyrohen në vendimin e muajit korrik të GJKKO.
Pra SPAK-ut ju deshën 5 muaj që të dërgonte kërkesat për arrest, kur provat janë evidentuar në dy kqyrjet elektronike që i janë bërë kompjuterit të Klodian Zotos në datat 03.03.2022 dhe 21.04.2022.
Por sot nuk jemi këtu vetëm për të bere publik vendimin e datës 28.07.2023 të GJKKO por për të vazhduar denoncimin e opozitës, pasi përfituesit realë janë ende të lirë.
Fillimisht unë do doja ta riktheja vëmendjen te dokumenti që mban firmën e Eiron Veliajt, pasi dje kemi parë që janë arrestuar 15 persona, janë nxjerrë urdhërarrestet për 15 persona që kanë firmosur, por mesa duket SPAK-u ende nuk arrin të shohë firmën e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë Tiranë me vulën e Bashkisë Tiranë që në fakt ka ndërruar të gjithë fatin e koncensionit dhe inceneratorit të Tiranës, e muajit mars të vitit 2017.
Këtë dokument unë e kam bërë publik për herë të parë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku këtu Erion Veliaj ka marrë angazhimin e tij personal në shkelje të ligjit për vetqeverisjen vendore, pa pyetur Këshillin Bashkiak, dhe në atë moment nuk i kishte numrat në Këshillin Bashkiak, duke marrë kompetencat e Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe duke dhënë me miratim parimisht dakord për nisjen e këtij koncensioni, dhe duke future në një angazhim financiar qytetin e Tiranës, kryeqytetasit me 91 milionë euro.
I njëjti Erion Veliaj që në deklaratat publike të bëra edhe për hetimin e inceneratorit të Tiranës, thoshte se ai nuk miraton dot asnjë bonus qeraje 30 mijë lekë të vjetra pa vendimin e Këshillit Bashkiak.
Mjaftonte kjo shkresë që të paktën sot SPAK të kishte ngritur akuzë mbi përfituesin real të inceneratorit të Tiranës. Atë që paguan edhe mediat të mos vijnë në deklarata, që quhej Erion Veliaj.
Nëse SPAK nuk ka parë firmën e parë të Erion Veliaj, mjaftonte të shihte firmën e tij të dytë në kontratën e bërë publike nga ana ime në datën 14 gusht të këtij viti.
Pra gjithë ky angazhim i Erion Veliajt bëhet për të mbrojtur biznesin e tij në inceneratorin e Tiranës.
Por, për të ardhur në një moment tjetër, dy muaj më parë, në datën 19.10.2023, Deputeti i Qarkut Tiranë, z. Flamur Noka, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës si AK dhe Bashkisë Tiranë me një kërkesë informacioni në lidhje me funksionimin të NJZP, si e vetmja strukture ligjore e cila ka për detyrim monitorimin e kontratës koncensionare.
Edhe sot që ne flasim, në datën 9 dhjetor, z.Noka nuk ka marrë ende përgjigje në njesinë e zbatimit të projektit. Po për fatin tonë ka ende punonjës të administratës publike që e ushtrojnë me dinjitet punën e tyre. Dhe kjo shkresë që do ju bëj publike në këto momente e Ministrisë së Infrastruturës dhe Energjisë, e firmosur nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku, fare shkurt do dua t’ju përmend disa pika që bën shumë të qartë rolin dhe shkeljen e Erion Veliajt në këtë aferë.
Në dateën 10.07.2023 me nr prot. 2587/2 Ministria e Energjitikës dërgon një shkresë Bashkisë Tiranë dhe disa institucioneve të tjera më Lëndë “Kthim pergjigje”.
Në këtë shkrese Belinda Balluku rendit disa shkresa drejtuar Erion Velisë për vlerësimin e pjesmarrjes në mbledhjet e NJZP të stafit të Bashkisë Tiranë.
Në shkresë Balluku citon se:
Kontrata koncensionare “Për Ndërtim Lendfilli, Inceneratorit dhe rehabilitimit të Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimit të Energjisë” monitorohet nga Njesia e Zbatimit të Projektit e cila është struktura administrative e ngarkuar për ndekjen, zbatimin e kushteve dhe përgjegjësive kontraktuale, ushtrimin e mbikqyrjes së vazhdueshme dhe kryerjen e proceseve të nevojshme të koordinimit të veprimeve nëpërmjet Autoritetit Kontraktor dhe Koncensionarit.
Përmes Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr.178 datë 06.11.2017 “Për krijimin e Njesisë se Zbatimit të Projektit”. I ndryshuar Z.Henrik Hysenbegasi (titullar në Bashkinë Tiranë) është caktuar Kryetar i Njesisë së Zbatimit të Projektit.
Më pas në shkresën dërguar Bashkisë Tiranë Belinda Balluku i rikujton Kryebashkiakut Erion Veliaj se nga Autoriteti kontraktor janë bërë disa komunikime zyrtare për të vlerësuar prezencën e stafit të tyre si dhe konfirmimin apo zëvendësimin e tyre për të siguruar mbarëvajtjen e punës së NJZP, e përkatësisht:
Shkresa me nr.4722/3 date 17.10.2022, lënda “Mbi problematikën e ngritur nga Shoqëria Integrated Energy BV SPV” drejtuar Bashkisë Tiranë.
Shkresa me nr.4722/4 date 29.12.2022, lënda “Shkresë e përsëritur” drejtuar Bashkisë Tiranë
Shkresa me nr.2647, datë 09.03.2023, lënda “Shkresë e përsëritur” drejtuar Bashkisë Tiranë
Aktualisht, pranë Autoritetit Kontraktor nuk ka ardhur asnjë komunikim zyrtar nga Bashkia Tiranë.
Zv Kryeministrja Belinda Balluku e mbyll shkresën duke thënë se:
Në perfundim, nënvizojme se mos ushtrimi i detyrave të NJZP-së, mungesa e pjesëmarrjes/pranisë në takimet periodike, mungesa e monitorimit të grafikut të punimeve dhe mos raportimi pranë Autoritetit Kontraktor nëse jemi në kushtet e mos përmbushjes së detyrimeve kontraktual, dhe/ose në kushte penaliteti, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cënimin e interesave të palës shtet.
Shihet fare qartë se nga ky komunikim i Belinda Ballukut me Bashkinë Tiranë NJZP ka vite që nuk funksionon dhe interesat e palës shtet tashmë janë cenuar siç dhe po faktohen prej kohesh nga opozita, pasi Incenerator ne landfillin e Sharrës ende sot NUK KA.
Situata bëhet dhe më e qartë në shkresën që Administratori Shtetëror i dërgon Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Bashkisë Tiranë.
Shkresa me nr. 692 prot, datë 09.11.2023, lënda “Mbi mosmbledhjen e plotë të Njesisë së Zbatimit të Projektit”
Në shkresë citohet se:
Gjatë mbledhjeve të Njesise së Zbatimit të Projektit, referuar dhe procesverbaleve përkatëse të takimeve, vazhdon e njejta situate, siç edhe ju kemi njoftuar me shkresa disa herë më parë. Pra, përgjatë më shumë se dy viteve, vazhdon mungesa e shumicës së anetarëve të NJZP-së.
Mbledhjet kolegjiale të NJZP-së, në takime periodike, si strukturë administrative mbikqyrëse, monitoruese, vlerësuese e koordinuese e punimeve, jane shumë të rëndesishme për mbarëvajtjen e projektit, pasi jo vetëm që është detyrim ligjor/nënligjor, por kanë dalë dhe mund të dalin një sërë problematikash për këtë projekt kompleks dhe të rëndësishëm që kërkohet t’u jepen zgjidhje. Përndryshe ky projekt rrezikohet seriozisht.
Pra, këto para deri më tani, 130 milionë euro të hedhura në landfillin e Sharrës rrezikohet seriozisht të shkojnë të gjitha dëm.
Në fund shkresa mbyllet:
Po kështu, u kërkojme Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe veçanërisht Bashkisë Tiranë – dy anëtarët e së ciles mungojnë prej dy vitesh, që anetarët e caktuar, të marrin pjesë në çdo mbledhje të rradhës së NJZP-së, me qellim mos deshtimin e mbledhjeve të NJZP-së dhe kryerjen e funksioneve përkatëse.
Shihet qartë se me urdhë të Erion Veliaj është bllokuar qëllimisht puna për Njesinë e Zbatimit të Projektit.
Me veprime dhe mosveprimet e tij, i vënë në dijeni disa hërë nga Belinda Balluku dhe Arjan Baci, kryetari Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka kryer një sërë veprash të rënda penale duke i shkaktuar shtetit shqiptar dhe veçanërisht qytetarëve të Tiranës një dem qindra milionë euro.
Në përfundim të kësaj konference për shtyp, dokumentat e paraqitura ditën e sotme para jush, do t’i përcillen zyrtarisht z. Altin Dumani, si Drejtues i SPAK, me shpresën se organi i akuzës do të mundet këtë rradhe që aferes më të madhe korruptive të 3 dekadave të fundit, t’i shkojë deri në fund duke goditur përfituesit reale të kësaj skeme mafioze korruptive.

Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10