Flash News

Ditari i Opozitës

Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës,Këlliçi: Erion Veliaj përgjegjës, do marrë faturën që i takon

Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas 15 urdhër-arresteve të SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Në një postim në Facebook, ish-kandidati për bashkinë e Tiranës u bën thirrje mediave të thyejnë censurën dhe të raportojnë arrestimet e drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ende në pritje të thyerjes se censures se mediave dhe portaleve per arrestimet e ndodhura sot ne Bashkine e Tiranes. Mediat duhet te raportojne ate c’ka po ndodh ne institucionin me te korruptuar sot ne Shqiperi.

Erion Veliaj, pergjegjesi per vdekjen e Ardit Gjoklajt, ushtari i Ndraghettes, pronari i inceneratorit te Tiranes dhe arkitekti i betonizimit dhe shkaterrimit te kryeqytetit, do mare faturen qe i takon.

Dhurata e sotme per Kongresin e PS, sapo ka nisur dhe nuk do ndalet deri sa te mberrije ne krye te kupoles se Bashkise Tirane…

PS: Taulant Tushen nderkohe kemi 6 muaj qe e paralajmeronim ne media, qe shefi i tij do e bente kurbanin e bashkise!”, shkruan Këlliçi.

Të fundit