Flash News

Ditari i Opozitës

Urimi i Vuçiç për Begajn, Berisha: Dëshmon se u zgjodh nga “Ballkani i Hapur”

Urimi i Vuçiç për Begajn, Berisha: Dëshmon se u zgjodh

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas urimit që presidenti serb Aleksandër Vuçiç i bëri presidentit të sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begajt. Vuçiç në urimin e tij theksonte se së bashku do të punonin për të plotësuar të gjitha aspektet e nismës.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se urimi i Vuçic dëshmon se presidenti i ri u zgjodh nga “Ballkani i Hapur”. Berisha rikujton deklaratën që Vuçiç bëri në betimin e tij si president, ku garantoi se do të mbrojë Kosovën si pjesë të Serbisë.

Reagimi i Berishës:

Nje urim qe deshmon se presidentin e zgjodhi “Ballkani i Hapur”!

Miq, dje ne menyre te rrufeshme, pseudomazhoranca, ne nje rast unik ne historine e botes se lire dhe ne shkelje flagrante te kushtetutes, votoi shefin e shtabit te pergjithshem te Ushtrise shqiptare, gjeneral Bajram Begaj si president te republikes.

Por perveç kesaj, vetem pak ore me vone, padroni i Edi Rames, serbomadhi Aleksander Vuçiç do te uronte gjeneral Begajn dhe do ti kujtonte se aty e zgjodhi Ballkani i Hapur.

Ne mesazhin e tij, njeriu qe u betua javen qe kaloi se do mbronte sovranitetin e Kosoves si pjese e Serbise shkruan: “Besoj gjithashtu se së bashku do të kemi sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Open Balkans”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”.

Keshtu presidenti i Serbomadhise ne mesazhin e tij i referohet jo nismes se Berlinit si kuadri i Bashkimit Europian per bashkepunimin rajonal te vendeve tona por projektit te tij te serbomadhise, Ballkani i Hapur.

 

Të fundit