Flash News

Ditari i Opozitës

Vangjel Dule më pak i votuari, Ndoka jashtë Kuvendit / Sa vota kanë marrë aleatët e Bashës deri tani

Vangjel Dule më pak i votuari, Ndoka jashtë Kuvendit / Sa vota

Kreu i PD-së Lulzim Basha i vendosi aleatët në lista fituese, përveç Nard Ndokës në Shkodër, por mbetet me interes për të parë sesa vota preferenciale do të arrijnë të marrin në këto zgjedhje. 

Sa i përket Qarkut të Tiranës, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu, i renditur i 7-ti në listë, deri tani ka arritur të marrë 1860 vota ku janë numëruar 344 qendra votimi nga 1243 në total. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i renditur i 9-ti në listë, deri tani ka marrë 2295 vota, ndërsa Mesila Doda deri tani ka 707 vota preferenciale.

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule është ndër më pak të votuarit me 254 vota deri tani, ndërsa kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka 1594 vota preferenciale. Gjithsesi deri tani, të gjithë ata e kanë të sigurt mandatin e deputetit nëse ndonjë emër sipër 15-çes së parë arrin të thyejë herësin.

Sa i përket Qarkut të Durrësit, kreu i PAA-së Agron Duka ka arritut të marrë 975 vota preferenciale, teksa deri tani janë numëruar 108 nga 481 qendra votimi në total.

Sa i përket Shkodrës, kreu i PDK-së Nard Ndoka duket se do të jetë jashtë Kuvendit të ri. Ai është i renditur i 8-ti në listën e PD-së në kryeqendrën e veriut dhe demokratët arritën të merrnin vetëm 5 mandate. Deri tani Ndoka ka marrë 203 vota preferenciale dhe duket shumë larg thyerjes së herësit.

Vangjel Dule më pak i votuari, Ndoka jashtë Kuvendit / Sa votaVangjel Dule më pak i votuari, Ndoka jashtë Kuvendit / Sa votaVangjel Dule më pak i votuari, Ndoka jashtë Kuvendit / Sa vota

Të fundit