Flash News

Ditari i Opozitës

Vartësi nxjerrin blof Lalin, deklaratat kontradiktore të Veliajt për gjelat e detit

Vartësi nxjerrin blof Lalin, deklaratat kontradiktore të Veliajt

Gënjeshtari patologjik Erion Veliaj nuk nguron të gënjejë dhe për gjëra të pa rëndësishme, siç është dhe numri i gjelave të detit të rritur në Baldushk.

Anëtari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar një video në Facebook ku tregon se si vartësi nxjerr bllof kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Në videon shihet Veliaj në Baldushk në dhjetor të 2022 ku deklaronte 45 mijë krerë gjela deti.

Ndërsa në dhjetor të këtj viti vartësi i tij i nxjerr gënjeshtrën.

Ai shprehet para Veliajt se është dyfishuar rritja e gjelave të detit në Baldushk nga 25-30 mijë që ishte vitin që shkoi këtë vit janë 40-45 mijë krerë gjela deti.

Dhe nisur nga kjo Këlliçi ironizon gënjeshtrën e Veliajt me sondazh:

Shikoni videon dhe më pas zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:

1. Mashtron me shifrat

2. E ka "ngrënë" gjysmën

3. ⁠Fajin e ka Saliu

4. ⁠Fajin ma kanë drejtorët

Të fundit