Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili ironizon Ramën: Jo po dil nga NATO e BE dhe pastaj të hamë ushqimin me tollon

Vasili ironizon Ramën: Jo po dil nga NATO e BE dhe pastaj të hamë

Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama me këtë të fundit që tha se qeveria po mendon të dalë nga juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Në një postim në “Facebook” nënkryetari i Partisë së Lirisë ironizon duke thënë se Rama mund të dalë dhe nga NATO dhe BE dhe pastaj të rikthejë dhe vizat që qytetarët të torturohen dyerve të ambasadave.

POSTIMI I PLOTË:

Cfare mizerje Kryeminister!
Rama thote do dal nga Konventa Nderkombetare dhe nuk do njoh as Gjykatat Nderkombetare!
Jo po dil edhe nga NATO, dil edhe nga BE, pastaj na rikthe edhe Vizat qe te rrime e te torturohemi dyerve te ambasadave.
Dhe pastaj me trurin e kalbur te ketij te perfundojme qe te hame ushqimin me tollon sic na coi Partia e Punes.
Populli per rastin si puna e ketij Rames thote : "Qenit kur i vjen ngordhja shkon e pëgër ne xhami", dhe pastaj fundi i qenit dihet....!

Të fundit