Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili për miratimin e buxhetit: Horrat votuan për 7 minuta, 7 mld euro

Vasili për miratimin e buxhetit: Horrat votuan për 7 minuta, 7 mld

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2024 në Kuvendin e Shqipërisë, votimi cili u zhvillua në një seancë të pazakontë.

Horra, hajdute e hajna të rilindjes votuan për 7 minuta 7 miliardë euro buxhet, shkruan ndër të tjerash Vasili.

“Junta HHH: Horra, Hajdute e Hajna te rilindjes votoi per 7 min 7 miliard euro buxhet! Horrat, hajdutet dhe hajnat grupi HHH votuan tavën, qe do shqyejne buxhetin e vitit 2024.

Per 7 minuta votuan 7 milard euro te taksave djerses, mundit dhe sakrificave te qindra mijra shqiptareve. Parlamenti eshte tashme nje gazerme e Gardes dheasgje me shume. Junta e H H H Horra, Hajdute, Hajna eshte ne veprim.

Çdo qytetar eshte pa asnje mbrojtje perballe juntes H H H. Junta H H H Hajdute, Horra, Hajna ka rrembyer Kushtetuten, ligjin, drejtesine, pronat, paraye e buxhetit dhe gjithshka. Tanime cdo veprim ndaj juntes H H H eshte legjitim.”, shkruan Vasili.

Të fundit