Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Veliajn do e shkarkojnë brenda 5 minutave, njëjtë si miratimi i qeverisë Rama!

Vasili: Veliajn do e shkarkojnë brenda 5 minutave, njëjtë si

Petrit Vasili ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili pritët të vendosë nesër, më 23 shtator, mbi fatin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se njëjtë sikurse qeveria e Ramës, Këshillo do të votojë për shkarkimin e Veliajt brenda 5 minutave.

Sipas Vasilit, në vendimmarrje e tillë, është produkt i moralit mizerabël të kreut të qeverisë, Edi Rama dhe Rilindasve. 

Statusi

Veliaj do shkarkohet për 5 min, siç miratohet buxheti i Bashkisë dhe qeveria e Ramës!

Standardi i neveritshëm tribal dhe antidemokratik i votimit për 5 min, pa debat e diskutime dhe pa respektuar asnjë ligj e rregullore është pjella me e pisët e rilindjes.

Miliarda euro janë votuar për 5 min në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, edhe Qeveria e Ramës për 5 min u votua në Parlament.

Sot viktima të këtij standardi tribal, këllirë dhe antidemokratik do të bëhen një shpikësit dhe shfrytëzuesit e tij, siç është Veliaj.

Rama deklaronte pak muaj më parë se: "SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese, Erion Veliaj nuk do të shkarkohet".

Tani Rama bën sikur harron se ç'tha, asgjësimin e ka paravendosur, bile ka gjetur edhe bedelin, që është Manastirliu.

Sot Veliaj kërkon të dëgjohet dhe të shpjegohet ca të drejta që ekzistojnë realisht në Ligj dhe rregullore.

Por nga ana tjetër po Veliaj me Këshillin Bashkiak të tij një të drejtë të tilleë ja kanë mohuar egërsisht opozitës për vite me radhë, duke votuar për 5 min gjithçka kanë dashur dhe duke mos e lënë opozitën as të hapë gojën.

I kanë votuar për 5 min dhe nuk kanë munguar edhe që ti bullizojneë, ti përjashtojnë dhunshëm përfaqesuesit e opozitës.

Por një standard mizerabël vjen dita dhe te kthehet për kokë.

Ja kështu po ndodh sot në Keshillin e Bashkisë së Tiranës, por duke u zbatuar këtë radhë kundër Veliajt.

Veliaj me urdhër të Ramës do të shkarkohet për 5 min nga po ata, që e kanë lavduar e ngritur ne qiell, e ku për Veliajn nuk pranonin e nuk lejonin të thuhej as edhe një fjale e vetme.

Ky është produkti i moralit mizerabël të Ramës dhe rilindasve, që të vrasin natën dhe të qajnë ditën.

Veliaj pra do të shkarkohet për 5 minuta nga bagëtia rilindase në Këshillin Bashkiak ashtu siç ai vetë miratonte buxhetin e bashkisë së Tiranës për më pak se 5 min duke talluar e sharë opozitën.

Republika e votimit 5 minutësh i ha bijtë e vet pa mëshirë, sepse aleancat e grabitqarëve dhe kusarëve këtë fund të legenosur e të paravendosur kanë.

Të fundit