Flash News

Ditari i Opozitës

Vdekja e të riut në komisariatin e Kavajës, deputeti i PD: Nuk vari veten, vdiq nga dhuna barbare e policisë

Vdekja e të riut në komisariatin e Kavajës, deputeti i PD: Nuk
Ilvi Stameta

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka ngritur dyshime se i riu i cili ndërroi jetë në komisariatin e Kavajës nuk u vetëvra siç është raportuar deri tani në media dhe nga reagimi zyrtar i policisë.

Në një postim në Facebook, Sula shkruan se 31-vjeçari Ilvi Stameta ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.

“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës.

Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.

I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur”, shkruan deputeti.

Vdekja e të riut në komisariatin e Kavajës, deputeti i PD: Nuk

Të fundit